4.3 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i
Punëve të Brendshme Gostivar, dje mbrëma (03-janar)
rreth orës 23:35, në Banjicë të Poshtme të Gostivarit,
kanë privuar nga liria 41-vjeçarin O.B. nga ky fshat për
shkak se gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe
konfiskuar heroinë. Ai është ndaluar në Stacionin Policor
Gostivar për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të
rastit, pas së cilës do të përgaditet parashtresë
përkatëse.
…..
Dje (03-janar) rreth orës 08:45, zyrtarët policorë të
SPB Tetovë- Departamenti i punëve të brendshme
Gostivar, kanë ndaluar 31-vjeçarin H.S. nga Balindolli i
Vjetër i Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive
dhe ka dëmtuar një pjesë të sinjalistikës së
komunikacionit në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar. Pas
dokumentimit të plotë të çështjes, ndaj tij do të vijojë
parashtrim.

——-

Dyzet vjeçari U.M. nga Dobërdolli i Gostivarit, dje
(03-janar) në ora 09:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se
më datë 31-dhjetor të vitit të kaluar rreth orës 22:00 në
një objekt hotelerik në fshat është sulmuar fizikisht nga
fqinjët e tij M.A.(57) dhe M.A.(49). Çështja është duke u
zbardhur dhe dokumentuar.
……
Efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamenti i
Punëve të Brendshme Gostivar, dje (03-janar) rreth orës
11:10, në kryqëzimin e rrugëve “JNA” dhe “Vëllezërit
Gjinovski” në Gostivar, kanë ndaluar 53-vjeçarin L.Ll.

nga Gostivarit, i cili është sjellë në mënyrë agresive ndaj
tyre gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare dhe ka refuzuar
urdhrat e tyre. Ndaj L.Ll. do të përgatitet parashtresë
përkatëse.
……
Tridhjetë e pesë vjeçari M.N. nga Tetova mbrëmjen
e djeshme (03-janar) në ora 23:50 në SPB Tetovë ka
raportuar se rreth orës 21:00 është sulmuar fizikisht nga
D.M. nga Falishi i Tetovës për shkak të marrëdhënieve
të tyre të pazgjidhura borxhit të besuar. Po merren masa
për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
…….
Një burrë pesëdhjetëvjeçari nga Gostivari dje (03-
janar) në ora 13:00 në SPB- Tetovë ka raportuar se ish-
gruaja e tij e ka kërcënuar disa herë përmes telefonit
dhe nuk e ka lejuar të shohë fëmijët. Rasti është duke u
zbardhur dhe dokumentuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments