Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut prej sot pranon dokumentet e nevojshme nga studentët për të kompletuar procesin e bursave pas publikimit të listave.
“Secili përfitues i bursës e shkarkon dhe plotëson në TRE kopje të marrëveshjes për bursën përkatëse dhe së bashku me kopje të llogarisë rrjedhëse, e dorëzon në MASH, drejtpërdrejtë përmes arkivit të ministrisë (marrëveshjet mund t`i dorëzoj edhe personi tjetër në emër të përfituesit të bursës) ose me postë – dërgesë me rekomandim kthyese në adresën rr.”Shën Kirili dhe Metodi” Bul.54, 1000 Shkup)”, njoftoi Ministria.
Në njoftim theksohet që afati për dorëzimin e dokumenteve është prej 2 janarit deri më 18 janar 2024
“Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi për kundërshtim që nga dita e marrjes së aktvendimit nga MASH, në të cilën do të shënohet arsyeja se për çfarë nuk është pranuar aplikimi”, njoftoi Ministria, duke kërkuar që kandidatët mos të reagojnë pa i marrën vendimet.
Më 29 dhjetor të vitit të kaluar, Ministria për Arsim dhe Shkencë në Maqedoninë e Veriut ka publikuar listën e studentëve që janë përfshirë në listën e përfituesve të bursave. Lista e studentëve nga kategoria sociale, studentët me sukses nga universitetet shtetërore dhe private, informatika te universiteti shtetëror dhe privat, grupi i historisë, artit, etnologjisë, arkeologjisë, kimi, fizikë, matematikë, gjuha dhe letërsia maqedonase, bujqësi, grupi i tretë në privat dhe shtetëror.
Ndryshe, deri më 15 nëntor ka pranuar aplikime nga studentët në Konkursin për ndarjen e bursave studentore në kategori të ndryshme. Vlera e bursave është prej 6 080 denarë deri 18 mijë denarë.