4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHeqja e vizave, vjen urimi nga Vjosa Osmani: Sot po e gëzojmë...

Heqja e vizave, vjen urimi nga Vjosa Osmani: Sot po e gëzojmë lirinë që na u mohua padrejtësisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar të gjithë qytetarët me rastin e heqjes së vizave, pas shumë vitesh izolim.

Osmani ka shkruar se ky vit po fillon mbarë, me liri të lëvizjes.

Një vit që fillon mbarë! Një vit që fillon me liri të lëvizjes, liri që na u mohua shumë gjatë e padrejtësisht. Por si gjithnjë, me përkushtim të palëkundur, populli i Kosovës dëshmoi se nuk dorëzohet dhe nuk heq dorë kurrë nga vendi i merituar në familjen evropiane. Gëzuar Kosovë liberalizimi i vizave!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ndryshe sot 50 qytetarë janë nisur drejt Vjenës nga Aeroporti i Prishtinës, të cilët fituan këtë mundësi përmes fushatës së Qeverisë për liberalizimin e vizave.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments