3.7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeProkuroria: Përgjegjësia për Drin Ahmetin do të varet nga ekspertiza e mjeteve...

Prokuroria: Përgjegjësia për Drin Ahmetin do të varet nga ekspertiza e mjeteve piroteknike

Pas gjetjes së 750 mjeteve piroteknike në veturën e Drin Ahmetit, nipit të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti dhe pronar i qendrës tregtare “Soravia”, aktualisht nuk dihet se cila do të jetë përgjegjësia e tij.

MPB-ja informoi se SPB Shkup, në koordinim me prokurorin publik, ka dorëzuar parashtresën përkatëse në Prokurorinë Publike të Shkupit për veprime të mëtutjeshme.

Prokuroria sqaron se për rastin është i nevojshëm ekspertimi.

“Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik. Sipas Prokurorisë, në varësi të fakteve që do të vërtetohen me ekspertizë për mjetet piroteknike të gjetura, prokurori publik do të vendos për rrjedhën e mëtutjeshme të procedurës”, njoftuan nga Prokuroria.

MPB njoftoi se mbrëmë në rrugën “Samoilova” në Shkup është ndalur një veturë e pasagjerëve “Range Rover” me targa shqiptare. Vetura drejtohej nga 25-vjeçari Drin Ahmeti nga fshati Zajas i Kërçovës dhe gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 749 mjete piroteknike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments