11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTakimi i liderëve pas vitit të ri, Kovaçevski: VMRO-ja të vendosë për...

Takimi i liderëve pas vitit të ri, Kovaçevski: VMRO-ja të vendosë për emrat e saj

As takim liderësh dhe as emrat e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike nuk do të dihen para Vitit të Ri. Politikanët do të shfrytëzojnë ditët e ardhshme për festa kurse lëvizjet e para në këtë drejtim priten disa ditë më vonë.

“Takimi do të jetë vitin e ardhshëm, përfundimisht, para ose pas festës (8 janar). Pas 31 dhjetorit do të mblidhet VMRO-DPMNE-ja për të vendosur se cilët do të jenë të zgjedhurit e tyre në qeverinë teknike. LSDM-ja tashmë e ka bërë këtë gjatë kësaj jave. Ne i përfunduam të gjitha procedurat”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

Nga VMRO-DPMNE-ja akoma nuk bëjnë të ditur se kur do të mbledhin organet e tyre për të vendosur për qeverinë teknike. Por, kryeministri thotë se të gjitha detajet rreth përbërjes, dorëheqjeve që duhet të ndodhin dhe zgjedhjes së qeverisë teknike do të dihen në pjesën e dytë të janarit.

Deri atëherë, dorëheqje duhet të japin edhe kryeministri, edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Ky i fundit do të zgjidhet kryeministër i qeverisë teknike. Nëse edhe pas kësaj pozita e zv/kryeministrit të parë do t’i takojë BDI-së ose do të vendoset kuadër të LSDM-së, kryeministri nuk e konsideron të rëndësishme.

“Unë nuk e vlerësoj atë pozitë si aq të rëndësishme për të qenë aq e ekspozuar, të jem i sinqertë. Ai është vetëm njëri nga zv.kryeministrat”, u shpreh Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

LSDM-ja vendosi pak ditë më parë që në qeverinë teknike zv/ministër i Brendshëm plotësues do të jetë Mitko Bojmaçalievin, aktualisht shef i kabinetit të ministrit Oliver Spasovski. Zëvendësministre plotësuese në Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale do të jetë ministrja aktuale, Jovana Trençevska. VMRO-DPMNE-ja do të marrë pozitat e ministrave, atij të Brendshëm dhe ministër për Punë dhe Politikë Sociale. Partia e Mickoskit duhet të ketë edhe kuadro të zv/ministrave plotësues në Financa, Administratë dhe Bujqësi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments