Sekretari i përgjithshëm i Komunës së Tetovës, Darko Kocevski, që vjen nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, e që sipas hierarkisë është njeriu i dytë më me peshë në komunë nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka hedhur poshtë të gjitha dezinformatat siç ai i quan të lëshuara nga Kasami rreth largimit të kryqit nga Kodra e Diellit.
Nëpërmes një shkrimi, zëvendësi i Ksaamit, Kocevski thotë se ai si sekretarë nuk ka nënshkruar asnjë dokument po as nuk ka marrë ndonjë vendim për heqjen e kryqit me të cilin bënte politikë, Bilall Kasami, raporton indeks.mk.
“Dua të theksoj se si sekretar i Komunës së Tetovës, as kam miratuar dhe as nënshkruar asnjë vendim për heqjen e kryqit në oborrin e Manastirit të Popova Shapkës”, ka thënë Kocevski.
Kujtojmë, njohësit e rrethanave politike vendosjen e kryqit në Kodër të Diellit e kanë cilësuar si provokim të rëndë dhe një “lodër” përmes të cilës, Kasami dhe Mickoski, respektivisht, Besa dhe VMRO-ja tentojnë të nxisin konflikte ndër-etnike, duke organizuar protesta përmes “militantëve” të cilët do të dalin për të prishur, respektivisht për ta mbrojtur kryqin