11.4 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeQeveria merr vendim për punësim me kohë të pacaktuar, për 1.117 persona...

Qeveria merr vendim për punësim me kohë të pacaktuar, për 1.117 persona të angazhuar në shëndetësi

Qeveria sot ka miratuar vendim për punësim me kohë të pacaktuar për 1.117 persona të angazhuar në shëndetësinë publike, përcjell TV21. Mjetet për punësimet e përhershme të aprovuara janë siguruar në kuadër të Institucioneve Shëndetësore Publike dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Sot po zgjidhim statusin e 1.117 personave, personel mjekësor, personelit ndihmës-teknik, higjienistëve dhe vozitësve, me vendim të Qeverisë hapet mundësi për punësim me kohë të pacaktuar në institucionet shëndetësore publike”, tha mes tjerash Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë.

“Dua të theksoj se janë shkurtuar edhe procedurat për punësimet në institutet shëndetësore publike, që të mundësojmë mbushjen më të shpejt dhe më të lehtë të vendeve që janë zbrazur nga pensionimet”, pohoi mes tjerash Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments