7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua buxheti i shtetit për...

Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut u miratua buxheti i shtetit për vitin 2024

Ministria për Financa ka sqaruar që Buxheti për vitin 2024 është miratuar sot në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, buxhet me të hyra që arrijnë 310.1 miliardë denarë, apo 10 % më shumë se vitin paraprak

“Sot në Kuvendin e RMV-së u miratua propozimi i plotësuar i Buxhetit për vitin 2024, me ç’rast targetohen prioritetet dhe mjetet shpërndahen në mënyrë të duhur për plotësimin e nevojave publike të qytetarëve dhe kompanive”, njoftoi Ministria.

Në seancën e 135-të, për Buxhetin e Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, votuan 63 deputetë “për”, të “përmbajtur” 25, ndërsa “kundër” asnjë.

Ministria theksoi që shpenzimet e planifikuara për këtë vit janë 343.6 miliardë denarë, apo 5.8 përqind më shumë se viti paraprak.

Rritja e ekonomisë për vitin 2024 parashihet të jetë në nivel prej 3.4% dhe inflacioni në nivel deri në 3.6%”, vlerësojnë nga Ministria.

“Janë siguruar pensionet dhe rrogat më të mëdha, si dhe 733 milionë euro për investime kapitale”, sqaruan nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 do të jetë 5.5 miliard euro shpenzime, apo 5.8 përqind më shumë se viti i kaluar. Qeveria llogariti që shkalla e inflacionit për vitin 2024 do të jetë 3.6 përqind. Me të ardhura rreth 310.1  miliard denare dhe shpenzime 343.6 miliard denarë, pritet të ketë deficit buxhetor 33.5 miliard denarë.

Ministri Fatmir Besimi sqaroi që vetëm për rritjen e pagave janë siguruar 160 milionë euro dhe 170 milionë euro për rritjen e pensioneve. Besimi, ka sqaruar që në buxhetin për vitin 2024 është planifikuar rritje të mjeteve për 10 përqind për rritjen e rrogave në sektorin publik. Për investime kapitale pritet të ketë 45.1 miliard denarë për investime në projektet tashmë t¡ filluara në infrastrukturën e arsimit, shëndetësisë, gjyqësorit dhe fusha tjera.

Buxheti i Maqedonisë së Veriut, i propozuar nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut, duhet të miratohet edhe në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments