4.1 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSkandal në Tetovë/ Zyrtarët e Komunës legalizojnë objekt, në kthim marrin dy...

Skandal në Tetovë/ Zyrtarët e Komunës legalizojnë objekt, në kthim marrin dy vetura luksoze

Kush janë zyrtarët e Bilall Kasamit që përfituan vetura luksoze për legalizim objekti?!

“Një skandal pritet të shpërthejë në Komunën e Tetovës gegjësisht në Urbanizëm. Jozyrtarisht thonë se disa funksionarë të Bilall Kasamit me leje apo pa leje të kryetarit kanë keqpërdorur pozicionet për të legalizuar një objekt banimi – ndërtesë duke përfituar shuma të mëdha dhe vetura luksoze”, denoncon gazetari Rami Mislimi.

Sipas tij, pas marrëveshjes, pronarit të ndërteses i dërgojnë vendim për prishjen e disa kateve, por veturat e mara – Audi A6, Audi A8 dhe Mercedes nuk dëshirojnë ti kthejnë.

“Ky keqpërdorim – skandal pritet të shprethej dita ditës ose mund të heshtet nëse kthehen veturat e mara për shërbimin që nuk është realizuar. Vlen të theksohet se Bilall Kasami i prish kioskat, por s’mund ti prish ndërtimet pa leje”, shkruan Mislimi.

Ai akuzon që afër komunës së Tetovës ka 3 – 4 ndërtesa pa leje dhe Bilall Kasami nuk ka ” byth” me i prish sepse ata që kanë ndërtuar pa leje kanë dhënë kontribut financiar në zgjedhje.

“Ky pra është Bilall Kasami i dyfisht, i prish kiosakt s’mund ti prish ndërtesat. Kryetari është i të gjithëve dhe për të gjithë njejtë”, përfundon Mislimi. Flaka Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments