5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeFiltrin e kaloi vetëm Ljupço Kocevski – Këshilli i Prokurorëve Publikë refuzoi...

Filtrin e kaloi vetëm Ljupço Kocevski – Këshilli i Prokurorëve Publikë refuzoi kandidaturat e Fatime Fetait dhe Lidija Raiçeviqit.

Nga tre kandidatë, vetëm Ljupço Kocevski e ka kaluar filtrin në Këshillin e Prokurorëve Publikë në luftën se kush do ta pasojë Ljubomir Joveskin si prokuror publik i shtetit. Kocevski ka marrë një mendim pozitiv unanim dhe të gjithë anëtarët e këshillit kanë pasur vetëm fjalë lavdëruese për të gjatë diskutimit.

Për dallim nga Kocevski, të gjithë kanë dhënë mendim negativ për prokuroren Lidija Raiçeviq. Prokurorët që morën pjesë në diskutim e vlerësuan atë për strategjinë e paraqitur se si do ta kryente funksionin, por konsideruan se Raiçeviq nuk do të mund të merrej mbi të gjitha me organizimin e institucionit.

Një nga prokurorët e qortoi Raiçeviqin se rasti i fundit për të cilin ajo punoi përfundoi me një lirim. Një tjetër theksoi se ky nuk është rasti i vetëm. Prokurorja Fatime Fetai dështoi që në fillim për shkak të dokumentacionit jo të plotë.

Qeveria do të duhet të miratojë kandidatin e përzgjedhur nga Këshilli i Prokurorëve Publikë dhe më pas propozimi do të shkojë për votim në Kuvend.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments