3.5 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajmeBoçvarski: Kemi progres të mirë në punimet e autostradës Shkup-Bllacë.Nukë shtë e...

Boçvarski: Kemi progres të mirë në punimet e autostradës Shkup-Bllacë.Nukë shtë e vërtetë se nuk punohet në Koridorin 8 ?!

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski ishte i ftuar sonte në emisionin “Click Plus” në TV21, ku theksoi se punimet në autostradën Shkup – Bllacë janë duke shënuar progres të mirë.

“Kemi bërë progres të mirë në fazën e parë, po ashtu është shpallur edhe tenderi për fazën e dytë. Dhe rruga rajonale që ne e përdorim është në rehabilitim, kështu që e gjithë infrastruktura do të jetë krejtësisht e re dhe po punojmë sipas procedurave të Bankës Evropiane dhe do të ndërtojmë sipas rregullave të tyre”, tha Boçvarski.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi sonte në emisionin “Click Plus” në TV21 se nuk është e vërtetë se nuk po bëhet asgjë në korridoret nën juridiksionin e kompanisë “Bechtel dhe Enka”. Sipas tij, punimet kanë filluar dhe tani po punohet për sheshimin e terrenit dhe për rrugët hyrëse në kantiere.

“Rrugët hyrëse paralele për ndërtim, sepse kemi pjesë të paqasshme nga Gostivari deri në Kërçovë, duhet të bëhen gjatë gërmimit të materialit, shpërthimeve në terren, projektimit të trasesë, projektet urbanistike, pasi tashmë është përcaktuar edhe pozicioni i autostradës në ato breza. Paralelisht jemi duke punuar në zgjidhjet e projektit dhe puna operative është për të gjitha lejet dhe shpronësimet”, tha Boçvarski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments