8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGazetari dhe analisti Melazim Koci e quan paralajmërim të agresionit ushtarak dorëzimin...

Gazetari dhe analisti Melazim Koci e quan paralajmërim të agresionit ushtarak dorëzimin e letrës së Serbisë në Bruksel

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq gjatë së mërkures i ka dorëzuar Bashkimit Evropian një letër në të cilën ajo konfirmon se ka vija të kuqe kur është fjala për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën. Kjo paraqet herën e parë që ky shtet me shkrim deklaron se nuk do t’i zbatojë disa nene të kësaj marrëveshjeje.

E për këtë çështje, njohësi i zhvillimeve politike, Melazim Koci thotë se “me dorëzimin e kësaj letre praktikisht Beogradi zyrtarë ka rrërnuar çdo të arritur në këto10 vitet e fundit në dialogun Kosovë – Serbi”.

Madje sipas Kocit, Serbia ka hedhur poshtë marrëveshjen e Ohrit, sepse në atë letër sipas tij, thuhet që Serbia nuk do të bëjë njohjen jo vetëm de-jure po as-de facto të shtetit të Kosovës.

Derisa theksoi se kjo letër tashmë paralajmëron agresion ushtarak të Serbisë ndaj Kosovës.

“Ne rreziqe kemi edhe tani ajo letër e Serbisë paralajmëron agresion të tyre në Kosovë. Agresion ushtarak, por jo më me 50 ose 100 veta siç ndodhi në Banjskë me 2 shtator, mendoj se ata janë duke paralajmëruar diçka tjetër. Nuk e them që do të ndodhë tash është krejtësisht irelevante nëse kjo do të ndodhë brenda 3 jave, 3 muaje apo 3 vite, por ata janë duke u përgatitur për të dhe ajo letër është në funksion të kësaj”, tha Koci në Tëvë1.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments