Ndërkohë Arjanit Hoxha partia e të cilit mbështetë Zulfi Adilin si kandidat për në KSHZ thotë se aq sa ka të drejtë LEN të propozojë kandidatë, aq të drejtë ka edhe PDE ta bëjë të njëjtën gjë. Sipas tij partitë e bllokut opozitar të cilat pretendojnë për atë vend në KSHZ nuk kanë mandate të cilat i kanë fituar pjesëmarrja vetanake në zgjedhje, por janë mandate të fituara nga koalicionet. Hoxha mohon të ketë marrëveshje me ASh për përkrahje të Zulfi Adilit.
Të gjitha partitë të cilat pretendojnë për atë vend, në rastin konkret të ashtuquajturit të Blloku opozitar nuk janë mandatë të cilat i kanë fituar nga pjesëmarrja vetanake në zgjedhje, por janë mandate të fituara nga koalicionet. Dhe asnjë të drejtë më shumë nuk e kanë ata në krahasim me PDE pasi që ne kemi deputet në kuvendin republikan”- tha Arjanit Hoxha – PDE.
-A është kjo një lojë dhe përmes juve po tentohet të merret anëtari në KSHZ?
“Jo aspak unë mund t’ju tregoj me përgjegjësi më të madhe se nuk kam asnjë lloj komunikimi me ASH sa i takon propozimit për KSHZ”.
-Ndoshta jo me ASH, por me ndonjë parti tjetër?
“Absolutisht jo, përderisa kuvendi ka vendosur që të më drejtohet si kryetar partie për një çështje që e kanë vlerësuar juridikisht si të tillë aq sa ka të drejt blloku opozitar të propozojë kandidat të cilin e kanë propozuar në formë të njëjtë si unë po aq të drejtë kam edhe unë si parti politike”- u përgjigj Arjanit Hoxha – PDE.