0.3 C
Tetovo
E enjte, 6 Shkurt, 2025
BallinaLajmeÇfarë u bë me rrugën Prizren-Tetovë? Bekim Rexhepi: Në janar nënshkruhet marrëveshja...

Çfarë u bë me rrugën Prizren-Tetovë? Bekim Rexhepi: Në janar nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancimin e tunelit

Në janar pritet të nënshkruhet marrëveshja për bashkëfinancim të tunelit për rrugën Tetovë-Prizren thotë zv/ministri i transportit Bekim Rexhepi. Sipas tij tashmë bisedimet me palën kosovare kanë përfunduar edhe kjo ka kaluar edhe në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.Tash më kanë përfunduar bisedimet dhe draft versioni për marrëveshjen ka kaluar në qeveri dhe është çështje kohe që kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje. Ne jemi çdo ditë në komunikim me kolegun tim, zv/ministrin e Kosovës dhe shpresojë që në janar do të kemi një ditë kur do të nënshkruhet kjo marrëveshje për bashkëfinancim”- deklaroi Bekim Rexhepi- Zv/Ministër I Transportit.Nga ana tjetër banorët e Banjicës po protestojnë për shkak se korridori 8 do të kalojë nëpër tokat e tyre, ndërsa ata nuk janë të kënaqur me shpronësimin. Rexhepi për këtë thotë se banorët duhet të ndjekin instancat ligjore.
“Nëse ka pakënaqësi çështjet pronësore janë çështje juridike dhe të gjitha palët duhet të drejtohen në instancat gjyqësore respektivisht në gjyqin administrativ.”- shtoi Bekim Rexhepi- Zv/Ministër I Transportit.
Rexhepi këto komente i bëri gjatë mbikëqyrjeve të punimeve që po bëhen në rrugën “Vëllezërit Milladinov” në Tetovë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments