-0.9 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBullgaria kushtëzon datën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut?

Bullgaria kushtëzon datën e bisedimeve për Maqedoninë e Veriut?

Bullgaria do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut në integrim e saj në Bashkimin Evropian, por jo në llogari të historisë dhe identitetit bullgar, ka deklaruar presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, në një takim me përfaqësuesit e vendit të tij, anëtarë të komisionit të përfshirë në bisedimet me palën maqedonase, për dallimet historike.

“Përparimi në punën e komisioneve është kriter bazë për përmbushjen e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë. Takimi i fundit i komisionit ka ngecur për shkak të procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut. Muaj i ardhshëm mund të jetë vendimtar në marrëdhëniet tona…Nëse ju jepni garanci se për një muaj komisioni mund të zgjidhë të gjitha kontestet, atëherë Qeveria bullgare mund të vazhdojë me politikën e mbështetjes pa kushte të anëtarësimit të këtij vendi në BE. Por, nëse nuk mund të jepet një garanci e tillë, atëherë qeveria duhet të ndërmerr masa konkrete dhe një pozicion të ri, për kritere të qarta për mbrojtjen e interesit nacional bullgar”, transmetojnë mediat në Shkup deklaratën e presidentit bullgar, Rumen Radev.

Dy shtetet, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria më 1 gusht të vitit 2017, arritën një marrëveshje për fqinjësi të mirë, por zbatimi i saj ende nuk është arritur për shkak të dallimeve mes dy vendeve për prejardhjen etnike të disa personaliteteve nga e kaluara.

Nga ana tjetër, njohësit e çështjeve politike, nuk besojnë se Bullgaria do të mund të paraqitet pengesë e re në rrugën e integrimit evropian të vendit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments