Dhe fytyrat e të pranishmëve u ndriçuan. Pa menduar as më të voglin se mes tyre nuk ka njeri nga toka e shenjtë ku rritej speci.
Së pari do të thoni se mungon edhe kryekomandanti “Aca Srbin” (Aleksandar Vuçiq), pra titulli është i pasaktë. E keni gabim, madje shumë gabim! Nëse e mbani edhe pak shikimin, do të shihni me syrin e tretë politik, se shpirti i tij lundron mbi të pranishmit.
Madje ai dominon foton aty ku nuk është aty, kështu shkruan Darko Shukoviq, redaktor në median e pavarur malazeze, Antena M, duke shfaqur fotografinë e ditës së zgjedhjeve në Serbi ku shihen së bashku Milorad Dodik (president i RS-së), Andrija Mandiq (kryetar i Parlamentit të Malit të Zi), Aleksandar Vulin (ish shef i BIA-s), etj.
Tutje ai vazhdon: Një fotografi, nëse do të flasim shkencërisht – një fotografi, nuk flet, pra, vetëm nga ajo që shihet në të, por edhe nga ajo që në fund të fundit nuk është aty, edhe kur e shikon intuitivisht.