Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti në tunimin e mbrëmshëm me rininë e Tetovës, ka folur edhe për ate që ka bërë BDI një qeverisjen e saj.
Ahmeti theksoi se në kazermën ku shërbeu Mlladiqi në Shkup sot ndodhet universiteti Nëna Terezë dhe në kazermën e Kumanovës ndodhet dega e UT-së.
“Po ti thoje dikujt para 22 vitesh se në këtë kazermë do të jetë universiteti në gjuhën do të thonin se ky njeri është i çmendur, ky njeri nuk jeton në këtë tokë, për më shumë le të flasë universiteti. Në 2001 me urdhër timin u granatua ajo kazermë sepse aty kishte shërbyer Mlladiqi që kishte bërë krime, në kazermën e Kumanovës kishte shërby Mlladiqi sot është dega e Universitetit të Tetovës” tha kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti .