Ish-presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov tregon se sa milionë euro janë paguar për ndryshimin e emrit të Maqedonisë.
Tema u hap për debat nga Këshilli i Ambasadorëve dhe Kabineti i Ivanovit, të cilët sot organizuan forumin ambasadorial me temë “Bota pas Henri Kisingerit – sfidat gjeopolitike”.
Në debat përveç ish-presidentit të Republikës së Maqedonisë (2009-2019), merr pjesë edhe ish-ambasadori Gjorgi Filipov, i cili është kryetar i Këshillit të Ambasadorëve.
Debatin për Kisingerin e moderoi ambasadori Ivica Bocevski, ku ishin të pranishëm dhjetëra diplomatë aktivë dhe ish-diplomatë.
Maqedonia ka ndryshuar emrin për 150 milionë euro, tha presidenti Ivanov.