Qeveria teknike dhe pjesëmarrja e VMRO-DPMNE-së do jetë temë e takimit midis kryeministrit Dimitar Kovaçevskit dhe kreut të VMRO-së, Hristijan Mickoski.
Kovaçevski theksoi sot se qeveria teknike është obligim ligjor për të gjitha partitë politike dhe se pret nga partitë që të emërojnë përfaqësuesit e tyre sipas ligjit.
“Gjithsesi se do të kemi takim me kryetarin e VMRO-DPMNE-së sepse mendoj se ky është komunikim më se normal, në të cilin do të fliten këto tema, megjithatë sërish nuk bëhet fjalë për diçka që mund të ketë interpretim të lirë, bëhet fjalë për dispozitë ligjore rreth resorëve dhe pozitave për secilën parti të përfaqësuar në Kuvend, sipas zgjidhjes ligjore, i mbush”. tha Kovaçevski.