8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMë së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumti borë në...

Më së ftohti në Kodrën e Diellit, më së shumti borë në Krushevë

Temperatura më e ulët prej -2 gradë në mëngjes është matur në Kodrën e Diellit. Vijojnë Llazaropole dhe Hanet e Mavrovës me -1, 0 ishte në Krushevë, 3 Manastir, Kriva Pallankë, Prilep, Berovë, Ohër, Pretor, Dibër, 4 në Tetovë, Vinicë, 5 në Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Kumanovë, Shtip, 6 në Strumicë, Veles, Kavadar, Demir Kapi dhe Dojran dhe 8 gradë në Gjevgjeli.

Gjatë 24 orëve të kaluara, deri ora 7 në mëngjes, më së shumti shi 28l/m2 ka ra në Hanet e Mavrovës, pastaj 27 në Krushevë dhe Tetovë, 24 Dibër, 20 Shkup-Zajçev Rid, Ohër, Kodrën e Diellit, 19 Llazaropole, 16 Kriva Pallankë, 13 Manastir, Kumanovë, 12 Shkup-Petrovec, Prilep, 11 në Gjurishtë, 9 Demir Kapi, 7 Kavadar, 6 Shtip, Vinicë, 4 Veles, Berovë, 3 Pozhar, 2 Strumicë, Pretor, 1 Gjevgjeli.

Në ora 7, shtresë më të lartë të borës prej 18 cm ka në Krushevë, 14 në Kodrën e Diellit, 13 në Mavrovë dhe 4 cm në Llazarpole.

Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, ndërsa në male dhe në vendet më të larta të borës. Përkohësisht reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, në disa vende mbi 20l/m2. Në male dhe në vendet më të larta do të formohet shtresë e re e borës, ndërsa temperaturat kudo do të bien. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore (lokalisht mbi 60 km/orë). Temperatura minimale do të jetë në interval prej deri 7, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 2 deri 9 gradë.

Në Shkup mot kryesisht i vranët me shi të përkohshëm dhe me erë mesatare deri të përforcuar veriore. Temperatura minimale do të bie deri në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 6 gradë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments