Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga ministra dhe funksionarë të lartë të BDI-së, vizituan sonte Këshillat Vendor, 6 nëntori, Dizhoni 1 dhe 28 nëntori, me ç’rast zhvilluan bashkëbisedim me qytetarët e Çairit.
Përmes një statusi në Facebook, zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi shkruan se qytetarët vlerësojnë veprimtarinë politike dhe kombëtare të Ali Ahmetit, ndaj dhe vazhdon ende politika vizionare e tij, tashmë drejt anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Europian.
Statusi i plotë:
Aktivistët e këshillave vendor 6 nëntori, Dizhoni 1 dhe 28 nëntori mirëpritën sot në mesin e tyre kryetarin Ali Ahmeti.
Zëri i popullit ka qenë dhe mbetet udhërrëfyesi i veprimit kombëtar të Ali Ahmetit në të gjitha kauzat kombëtare të lirisë, barazisë dhe përparimit.
Mbi kujtimet e një veprimi të suksesshëm revolucionar në çdo pikëpamje gjatë këtyre dy dekadave, masoviteti në çdo lagje të vendit dëshmon entuziazmin dhe gatishmërinë për të vazhduar rrugën e arritjeve progresive, atë të integrimit në Bashkimin Europian.
Le të qëndrojmë bashkë që të ngadhënjejë e ardhmja jonë europiane!