Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës e ka vlerësuar romanin Eskadronët e Vdekjes të autorit Bardhyl Mahmuti, si librin më të mirë kundër gjenocidit serb ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Këtë ata e kanë bërë përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ndërkaq kanë njoftuar se mirënjohja për autorin do të ndahet në muajin janar 2025, me rastin e ditës së përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë.
Ky është postimi i plotë i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës:
Lidhja e Shkrimtarëve e Kosovës ka shpallur librin më të mirë kundër gjenocidit serb, ESKADRONËT E VDEKJES të autorit BARDHYL MAHMUTI, botuar kohëve të fundit.
.
Libri është botuar e përkthyer në disa gjuhë të botës dhe po vazhdon të përkthehet edhe më tej, duke zgjuar interesim të jashtëzakonshëm me temën dhe mënyrën e trajtimit e të paraqitjes së eskadronëve barbarë serbë, të cilët bënë gjenocid të vërtetë ndaj shqiptarëve në Kosovë në periudha të ndryshme të historisë, sidomos gjatë Luftës së fundit të UÇK-së.
Në Ditën e Gjenocidit në janar, LSHK-ja do t’i dorëzojë mirënjohje autorit.Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”, që është botuese e këtij romani, falënderon Lidhjen e Shkrimtarëve për këtë vlerësim dhe e sheh këtë edhe si një kontribut në përhapjen e së vërtetës për luftën në Kosovë