11.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBDI-ja në Tetovë akuzon Komunën për mobing/ Kasami thotë se drejtori i...

BDI-ja në Tetovë akuzon Komunën për mobing/ Kasami thotë se drejtori i “Istakballit” nuk kishte presion të dorëhiqet

Këshilltarët e BDI-së në Tetovë akuzojnë komunën e Tetovës se janë duke shfrytëzuar institucionet për pazare politike. BDI në Tetovë kërkon nga organet e rendit të ndërmarrin diçka, pasi siç shtojnë, ndaj ish drejtorit të shkollës fillore “Istikball”, Zija Ademi, është kryer shantazh dhe mobing.“E pyesim publikisht Kryeartin e Komunës së Tetovës, se në çfarë cilësie e ka angazhuar Sadat Sulimanin në Komunë, si shef inspektorati apo si njeri që bën presione ndaj punonjësve arsimor për të zbatuar marrëveshjet politike me partnerët tuaj të koalicionit? Si guxoni që shkollat dhe pozitat më të rëndësishme në shkolla t’i shihni si vende punësimi dhe të ndërroni kuadrot çdo herë kur juve ju kujtohet ose ju kërkohet nga partneri i koalicionit.”- deklaroi Sali Elmazi, këshilltar i BDI-së Tetovë.

Kryetari i Tetovës Bilall Kasami këtë e quan akuzë thjeshtë politike, gjersa shton se drejtori nuk ka pasur presion dhe ka munduar që të mos japë dorëheqje.

“Nuk ka aspak presion sepse drejtori ka mundur që të mos jep dorëheqje dhe këtë që e ka denoncuar në ministri ka munduar ta denoncoj dhe ministria duke e ditur që edhe inspektorati shtetëror është në kuadër të ministrisë ka mundur të veprojë me këtë rast, bëhet fjalë për një keqpërdorim klasik politik të një situate që është një dorëheqje si shumë dorëheqje tjera.”- tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Gjatë ditës së djeshme ish-drejtori i shkollës “Istikball” Zija Ademi për TV21 pohoi se ka qenë i detyruar të jap dorëheqje, ndërsa kërkesa i është bërë në emër të kryetarit të komunës së Tetovës. Pas shkarkimit të Ademit, këshilli i prindërve dhe mësimdhënësit kanë dërguar një ankesë në Ministrinë e Arsimit duke kërkuar marrje masash për këtë rast.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments