1.2 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeËshtë përcaktuar teksti i Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në Maqedoninë...

Është përcaktuar teksti i Propozim Ligjit për drejtësi për fëmijët në Maqedoninë e Veriut

Qëllimi kryesor i ligjit, propozues i të cilit është Ministria e Drejtësisë, është realizimi i interesit më të mirë të fëmijës. Me këtë ligj bëhet harmonizimi me direktivat e BE-së, që i referohen mbrojtjes procedurale të fëmijëve të cilët janë të dyshuar ose të akuzuar në procedurë penale dhe për përcaktimin e standardeve minimale për të drejtat, mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave të krimit; Mundësohet unifikimi i sistemit të ndihmës juridike për fëmijët në të gjitha dispozitat e Propozim Ligjit; Forcimi i mbrojtjes së fëmijëve viktima dhe dëshmitarë në procedurë penale; Futja e dispozitave procedurale në lidhje me rrjedhën e procesit gjyqësor ndaj fëmijës dhe shqyrtimit kryesor; Fuqizimi i mekanizmave për parandalimin e delikuencës së fëmijëve në nivel lokal dhe qendror, si dhe fuqizimi institucional, material dhe funksional i Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës Fëmijërore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments