7.1 C
Tetovo
E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
BallinaLajmeKurti: Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në prill të 2024

Kurti: Regjistrimi i popullsisë do të bëhet në prill të 2024

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se sot ka vizituar zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ku u njoftuam së afërmi me punën e cila po zhvillohet në realizimin e procesit të regjistrimit të popullsisë, në muajin prill të vitit të ardhshëm.

“Regjistrimi i popullsisë është proces i rëndësishëm për shtetin, për statistika e të dhëna të sakta, të nevojshme për zhvillimin dhe targetimin e duhur të politikave e strategjive të Qeverisë.

Bashkë dhe me ministrin Murati, theksuam se duhet angazhim serioz e përkushtim i lartë për ta planifikuar e zhvilluar me sukses këtë proces. Vëmendje e veçantë dhe për modalitetet e regjistrimit dhe për diasporën, përmes platformës e-Kosova. 

ASK-ja ka mbështetjen e plotë të Qeverisë, në realizimin me standardet e kushtet teknike të nevojshme të këtij procesi”, ka shkruar ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments