3.8 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) PROTESTAT KUNDËR PARALELES SHQIPE,NË IDRIZOVË MINISTRI DYSHON SE KANË PRAPAVIJË POLITIKE

(VIDEO) PROTESTAT KUNDËR PARALELES SHQIPE,NË IDRIZOVË MINISTRI DYSHON SE KANË PRAPAVIJË POLITIKE

Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi zotohet se do të japë leje të menjëhershme për hapjen e paraleles në gjuhën shqipe të shkollës fillore “Njegosh”, të komunës së Gazibabës. Kurse protestën e djeshme kundër hapjes së paraleles shqipe në këtë shkollë, e komentoi se është si produkt i disa organizatorëve që sipas ministrit mund të kenë agjendë të caktuar politike, me të vetmin qëllim, krijimin e tensioneve etnike.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Organizatorët e protestës ndoshta kanë agjendë të caktuar politike, për krijimin e tensionesh. Unë ju bëjë apel që të zmbrapsen nga veprimet e tilla, aktivitetet e tilla të cilat nuk çojnë askund, përpos që mund të na rezultojnë fatkeqësisht me probleme të caktuara. Ne si Ministri e Arsimit dhe Shkencës, kemi shpreh gatishmërinë tonë, i kemi siguruar autoriteteve të komunës së Gazibabës se menjëherë do të japim pëlqimin për formimin e asaj paraleleje”.

Më tej, Ademi thotë se para dy javësh kanë pasur takim me kryetarin e shkollës në fjalë dhe i njëjti i ka premtuar që do të dorëzoj kërkesë për krijimin e një paralele për mësim në gjuhën shqipe, mirëpo një kërkesë e tillë thotë Ademi, nuk ju ka arritur. Ndërsa, zbulon se drejtorit i ushtrohen presione për të mos e bërë një kërkresë të tillë.

Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës

“Informacionet e mia flasin se persona të caktuar ushtrojnë presion mbi drejtorin e shkollës, do duhet edhe ai i njejti te deklarohet për këtë para opinionit se a ka presion dhe se a ka vullnetin e  tij për dorëzuar e deponuar një këtillë. Ai ka shprehur në mbledhjen e fundit që e kemi pasur me kryetarin e komunës, madje ka treguar edhe shembuj të ndryshëm se si është ai në favor të multietnicitetit, bashkëjetesës, multilingualizmit e kështu me radhë”. 

Ndërkaq, një ditë më parë banorët e fshatit Idrizovë të komunës së Gazi Babës në Shkup protestuan kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe, nga klasa e gjashtë në shkollën fillore “Njegosh” të këtij fshati. Në këtë fshat, nxënësit shqiptar, nga klasa e gjashtë mësimin e ndjekin në gjuhën maqedonase.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments