Lëvizjet moderne botrore në muzikën e lehtë e viteve të 1960-1980 ,nuk kaluan pa mos u realizuar edhe në Tetovën shqiptare nga rinia progresive .Grupe të rrinjësh shqiptarë posaçërisht në Tetovë adhurues të muzikës moderne u organizuan në grupe vokalo instrumentale,ku këndonin edhe këngë të Bitëllsave,këngë të përpunuara shqipe por edhe origjinale .Fillimet si gjithëkund në muzikën e lehtë ose argëtuese ishin të theksuara dhe të vështira sikur që ishin mungonin vendet për të ushtruar,mjetet muzikore të shtrenjta, paraqitjet bëheshin nëpër ,mbrëmje maturash ,ahengje,e pastaj ndodhte ndonjë inçizim në Radio Prishtinë ose video inçizim në Televizionin e Prishtinës të cilat mbetën gjurmët e vetme të regjistruara nga ajo kohë si dëshmi se rock and rolli erdhi edhe ndejti tek shqiptarët e Maqedonisë .Posaçërisht paraqitja e Elita 5 ishte risi në aspektin e performansës ,pra Elita 5e cila filloi aso kohe dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite tregon se Tetova ka vesh për çdo gjë dhe për çdo risi nuk është e mbyllur .Profesori Gazmend Arifi kohë pas kohe rifreskon të kaluarën artistike shqiptare në Maqedoninë shqiptare me theks TETOVËN me foto -dëshmi