8.4 C
Tetovo
E enjte, 15 Maj, 2025
BallinaLajmeBDI-ja e Çairit pastron Parkun e Çairit nga bërlloku!

BDI-ja e Çairit pastron Parkun e Çairit nga bërlloku!

Bashkimi Demokratik për Integrim dega Çair vazhdon projektet e saja në teren me qytetarët të propozuara nga sekretariatet e saja.

Në Parkun e Çairit, Sekretariati për shëndetësi vazhdoi punën me kontrollet dhe konsultat për zbulimin e diabetit dhe hipertensionit. Njëkohësisht, Sekretariati për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor realizoi Aksionin për pastrimin e Parkut të Çairit.

” Falenderoj ministrin Bujar Osmani, si dhe funksionarë të tjerë, aktivistët dhe anetarët e Degës për realizimin e suksesshëm të këtij aktiviteti dhe kontributin per mjedis të pastër të hapësirave publike. Kryetari i degës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Çair ka deklaruar “Projektet e premtuara të Sekretariateve, po japin frytet e tyre! Ndjehem krenar që bashkë me sekretariatet në kuadër të degës, dita ditës projektet e planifikuara dhe të premtuara po bëhen reailtet! Sot ditë e shtunë, me aktivistët tanë të sekretariateve realizuam 3 projekte, nga të cilat dy në Parkun e Çairit dhe një në Selinë e BDI-së” ka shkruar Neziri në profilin e tij në Facebook.

Paralelisht me këto dy aktivitete, në Selinë e BDI-së në lagjen Seravë, Sekretariati për Punë dhe Politikë Sociale ofroi konsulta për familjet sociale, për të gjitha paqartësitë në lidhje me çështjet sociale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments