Vazhdojnë reagimet në Maqedoninë e Veriut për rastin e rëndë të vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u rrëmbye dhe më pas u vra.
Në lidhje me vrasjen makabre të Vanjës dhe tentimit për t’i fajësuar shqiptarët nga disa media nacionaliste, ka reaguar profesoresha dhe shkrimtarja Rumena Buzharovska.
Buzharovska me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se shoqëria maqedonase rrezikohet nga traditat maskiliste maqedonase dhe jo nga shqiptarët.
“Maqedonas patriotë burra besimtarë me vlera familjare vranë një fëmijë. Aq për kërcënimet reale në shoqërinë tonë”, shkroi ajo,
“Thuhej se shqiptarët duhet të jenë fajtorët, mendoni pak për vlerat dhe paragjykimet tuaja. Nga shumë nga ju “normal” e dëgjova këtë teori”, tha ajo më tutje