Efektivët e Policisë të SPB-Tetovë, dje (04-dhjetor) rreth orës 23:30, në rrugën “Vonvardarska” në Tetovë, kanë privuar nga liria 48-vjeçarin T. Gj. nga fshati Peshtallë e Prilepit, i cili kishte sulmuar zyrtarin e policies gjatë ndërmarrjes së veprimeve zyrtare. Ai është mbajtë në Stacionin Policor-Tetovë për pastrimin dhe dokumentimin e çështjes, pas së cilës do të përgatitet një parashtresë përkatëse. TS