18.5 C
Tetovo
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRaportet LSDM-ASH? – Fatmir Bytyqi: Shumë korrekte!

Raportet LSDM-ASH? – Fatmir Bytyqi: Shumë korrekte!

Marrëdhëniet mes partnerëve të koalicionit qeveritar janë shumë korrekte, sipas Fatmir Bytyqit, i cili në Klan Debat shtoi se mund të ketë gjëra për të cilat nuk bien dakord, por rrugën dhe kahjen e kanë të njejtë. Kështu i cilësoi Bytyqi raportet me ASH-në e Taravarit, kur u pyet nëse kanë mosmarrëveshje mes tyre.

“Mosmarrëveshje të vogla ndonjëherë, që është normale. Të gjithë kemi mosmarrëveshje gjatë punës sonë profesonale, për shembull nuk biem gjithmonë dakord për çdo gjë që sillet në qeveri, por disktuojmë”, tha Bytyqi.

I pyetur për daljen eventuale të ASH-së nga qeveria, Bytyqi tha se ai nuk merret me kushtëzime dhe se me kushtëzime nuk mund të ndërtohen marrëdhënie të mira. Tavolina e bisedimeve është vendi i duhur për t’i zgjidhur marrëveshjet, sipas tij./KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments