Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot ka vizituar fabrikën “ATS AMMO” në Makedonski Brod, me pronarë Shefket Demirovskin, përcjell TV21. Kovaçevski nga afër ka parë prodhimin e municioneve, që bëhet në Maqedoninë e Veriut. Kovaçevski në vizitë ka qenë i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, dhe ministrja e mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.