Një ndër gabimet më të rënda që bëhet në përdorimin e tharëses është përqendrimi i nxehtësisë për një kohë të gjatë në një pjesë të flokëve. Tharësja duhet të jetë vazhdimisht në lëvizje. Megjithatë ky nuk është gabimi i vetëm që bëjmë kur thajmë flokët me tharëse në shtëpi. Më poshtë keni 5 të tjera:
Përdorni një nxehtësi shumë të lartë
Nivelet e nxehtësisë së tharëses janë në përputhje me llojin e flokut. Nëse keni flokë shumë të dendur mund të përdorni nxehtësinë e lartë por gjithmonë duke e lëvizur tharësen vazhdimisht. Nëse keni flokë të rrallë e delikatë, përdorni nxehtësinë e ulët. Butoni i ftohjes është ideal për në fund të tharjes apo krehjes sepse shërben në mbylljen e poreve të skalpit duke ruajtur hidratimin dhe në rastin e kaçurrelave, shërben në fiksimin e tyre më të mirë.Nuk përdorni mbrojtës ndaj nxehtësisë
Serumet, losionet dhe sprejet mbrojtëse janë mënyra e më e mirë për të mbrojtur flokët gjatë krehjes me nxehtësi
Nuk i ndani flokët siç duhet
Mund të mendoni që nuk ka ndonjë shkencë në këtë mes, por në fakt ka një mënyrë të duhur për ta bërë këtë. Për të shmangur rrëmujën që krijohet mbrapa, krijoni një seksion në pjesën e sipërme të kokës, krihni pjesën e përparme dhe dalë ngadalë përparoni drejt pjesës së prapme.
Nuk po përdorni furçën e duhur
Një nga gabimet më të mëdha është përdorimi i furçave metalike. Ato nxehen shumë shpejt dhe si rezultat dëmet në flokë janë shumë më të mëdha.
I tërhiqni flokët shumë fort
Gjatë krehjes së flokëve është e rëndësishme të mos i tërhiqni shumë fort me furçë edhe nëse doni të mbaroni punë sa më shpejt. Më mirë kalojeni tharësen disa herë deri sa flokët të binden.FacebookTwitterWhatsAppFacebook MessengerViberGoogle+Share