Presidenti Stevo Pendarovski, në diskutimin e sotshëm “Iniciativa e përbashkët për veprim klimatik” theksoi se në nivel global, detyrimet për të luftuar ndryshimet klimatike po zhvillohen me shpejtësi të ngadalësuar, duke iu referuar ndikimit të pushtimit rus në Ukrainë mbi Evropën, mbi tregjet e ushqimit dhe energjisë. Ai shtoi se konsumimi i energjisë po rritetpikërisht nga burimet të cilat janë ndotësit më të mëdhenj. Ndërkaq, sa i përket Ballkanit Perëndimor, qymyri është burim i konsiderueshëm i energjisë, raporton Portalb.mk.
Diskutimi u mbajt në bashkëpunim me përfaqësuesin e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Armen Grigorian dhe në prag të Samitit të 28-të për ndryshimet klimatike ku Pendarovski do të udhëheqë delegacioni shtetëror. Ai theksoi se në ngjarje të tilla siç është Samiti për ndryshime klimatike shumë rrallë dëgjohet zëri i shteteve më të vogla.
“Nëse shtetet e mëdha vendosin të mos i respektojnë parametrat që i kanë nënshkruar, ose të mos i zbatojnë në kohë për ndonjë arsye të caktuar, zakonisht citojnë luftën në Ukrainë, atëherë neve, më të vegjëlve na mbet të jemi vetëm të zëshëm. Edhe këtë here do të jemi të zhurmshëm”, tha Pendarovski.
Gjithashtu presidenti në fjalimin e tij e theksoi edhe Fondin për luftë kundër ndryshimeve klimatike që duhet të vlejë 100 miliardë dollarë. Ai tha se në këtë fond duhet të dhurojnë Shtetet e pasura dhe mjetet pastaj t’i përdorin vendet më pak të zhvilluara, por tani për tani ai fond nuk është mbushur as deri në gjysmë.
Pendarovski gjithashtu shtoi se shumë pak vende i arrijnë qëllimet kombëtare që i deklarojnë në lidhje me ndryshimet klimatike.
Në diskutim foli edhe përfaqësuesi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Armen Grigorian, i cili tha se të rinjtë janë një pjesë e rëndësishme e veprimit klimatik dhe se ata nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në proceset vendimmarrëse.
“Për ne në UNDP, të rinjtë të rinjtë janë një pjesë e rëndësishme e veprimit klimatik. Edhe pse ata nuk janë të përfaqësuar mjaftueshëm në proceset vendimmarrëse, megjithatë, siç e kemi parë në disa raste në vitet e kaluara – njohuria, energjia dhe këmbëngulja e të rinjve ka shkaktuar cnjë lëvizje globale që lufton për masa të guximshme klimatike, të rinjtë janë bërë udhëheqës të iniciativave të rëndësishme. Prandaj dua të ua premtoj mbështetjen tonë për angazhimin tuaj për tu përballur me krizën klimatike dhe t’ju them se ne jemi me ju në këtë përpjekje të përbashkët. Ne i vendosim në dispozicion burimet, ekspertizën dhe bashkëpunimin tonë për shkak se e njohim fuqinë e iniciativave tuaja dhe ndikimin që ato mund të kenë në formësimin e së ardhmes”, tha Grigorian.
Në diskutim morën pjesë përfaqësues nga organizata të ndryshme siç është “Eko-Svest”, “Na tocak”, Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë (KRKM), “Milieukontakt Maqedoni”, të cilat kanë prezantuar aktivitete e tyre dhe idetë e tyre në lidhje me zgjidhjen e ndryshimeve klimatike.