3.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme“U pengon barazia e shqiptarëve, jo BDI-ja”. Bujar Osmani për VMRO-DPMNE-në dhe...

“U pengon barazia e shqiptarëve, jo BDI-ja”. Bujar Osmani për VMRO-DPMNE-në dhe individë në LSDM

VMRO-DPMNE-së dhe e gjithë klikës nacionaliste u pengojnë shqiptarët e jo BDI-ja, tha nënkryetari i integristëve Bujar Osmani, duke folur për kërkesën e DPMNE-së që të shfuqizohet qeveria teknike vetëm e vetëm që të mos ketë kryeministër të propozuar nga BDI.

“-U pengon barazia e shqiptarëve…

-O ishallah nuk i hani fjalët…kur flisni kështu për VMRO-në, se zgjedhjet vijnë…

-Unë do të them gjithmonë, bile edhe në LSDM ka të tillë të cilëve u pengon barazia e shqiptarëve por nuk e thonë, sepse është jokorrekte të thonë shqiptarët po na e marrin monopolin, por thonë BDI-ja po bën korrupsion. Jo, jo! Shqiptarët po e thyejnë monopolin ekonomik. Mos tu pengon ajo se shqiptarët nuk do e vazhdojnë të lejojnë që ju të keni monopol ekonomik 100% të kompanive maqedonase, kurse shqiptarët të jenë në margjina. Kur shqiptarët marrin hise në ekonominë e shtetit, ata thonë ja BDI-ja po bën korrupsion”, tha Bujar Osmani nga BDI.

Për arsye financiare por që edhe që të mos lodhen votuesit, BDI vlerëson se zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të jenë bashkë, por  nënkryetari i integristëve Bujar Osmani shprehet se janë në situatë aq komode sa që po presin që partitë e tjera le të vendosin vetë për datën.

“-Kur të duan ata le t’i organizojnë zgjedhjet.

-Kush ata?

-VMRO-DPMNE, LSDM, partitë e vogla… se VMRO është opozitë, është e rëndësishme që Qeveria të tregojë solidaritet”, shtoi Osmani,

Në ClickPlus Osmani flet edhe për marrëdhëniet me Aleancën për Shqiptarët, për atë se si e sheh opozitën shqiptare por edhe për ndërhyrjen e Vetëvendosjes në Maqedoni.

.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments