7.8 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani i kundërpërgjigjet Zijadin Selës: “Po flet vetëm marrëzira”!( dy...

Bujar Osmani i kundërpërgjigjet Zijadin Selës: “Po flet vetëm marrëzira”!( dy video krahasime )

Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dje tha se ka informacione se në përgjimet e skandalit “Reket” ka bomba edhe për zëvendëskryeministrin Bujar Osmani, andaj Sela thotë se ky rast nuk do të ketë epilog. I pyetur nga TV21, zëvendëskryeministri Osman i hedh poshtë informacionet e Selës, duke shtuar se kreu i ASH-së kohëve të fundit po flet vetëm marrëzia.

“Mua më vjen keq sinqerisht që ky njeri kohëve të fundit flet vetëm marrëzira. Nuk i di motivet. Nuk e di ku e ka hallin. Ndoshta mund të jetë ndonjë xhelozi për suksesin e agjendës evropiane dhe kjo i ka shqetësuar në palcë të gjithë kundërshtarët e progresit të këtij vendi ose mund të jetë ndonjë nevojë për vëmendje të opinionit” tha Osmani për TV21.

I ripyetur nëse është i sigurt se emri i tij nuk përmendet në ato bomba, Osmani na u përgjigj se “Këto janë budallallëqe!”. Ndërkaq dje në një brifing me gazetarë, Sela deklaroi se ka dijeni që ekzistojnë biseda ku e paraburgosura Katica Janeva pohon se ka qindra dëshmi për Bujar Osmanin.

“Unë kam informacione që në ato biseda mes Katica Janevës, ka biseda të tipit “a ka dëshmi për Bujar Osmanin?” dhe përgjigja është “qindra”. Pastaj kanë edhe disa urdhra nga ana e Prokurores që çfarë të deklarojë zoti zëvendëskryeministër për euro integrime”, theksoi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.

Në skandalin Reket deri më tani janë tre të dyshuar që ndodhen në paraburgim. Bojan Jovanovski (Boki 13), Zoran Milevski (Kiçeec) si dhe kryeprokurorja e Speciales Katica Janeva si e dyshuar e tretë. Prokurorja e krimeve të rënda Villma Ruskoska deri më tani ka thirrur disa persona në cilësinë e dëshmitarit për skandalin, mes të cilëve dhe dy deputetët e LSDM-së, Aleksandar Kiracovskin si dhe Frosina Remenskin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments