Qeveria në seancën e sotme e ka miratuar Informacionin e Ministrisë së Mbrojtës për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës ës Maqedonisë së Veriut, për pjesmarrje në stërvitjen “Brave Partner – 23” dhe mori një Vendim të këtillë.
Anëtarësimi i plotëfuqishëm në NATO kërkoi edhe pjesmarrje aktive në aktivitetet e përbashkëta stërvitore, gjë që rrit aftësitë mbrojtëse të Aleancës për mbrojtje dhe parandalim. Në këtë drejtim, stërvitja “Brave Partner – 23″ siç njofton Ministria e Mbrojtës është organizuar plotësisht nga Armata e Forcave të armatosura (FA) të SHBA-së për Evropë”, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar.
Në stërvitje janë planifikuar të marrin pjesë, njesitet nga regjimenti i dytë i kalorësisë së forcave të armatosura të SHBA-së, në Poligonin ushtarak Krivollak, që e konfrimon pozicionin kyç gjeostrategjik të Republikës së Maqedonis së Veriut.