Deri te: Mediumet
Lënda : K u m t e s ë
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, dje (23-nëntor)
rreth orës 14:35, në Bërvenicë të Tetovës, kanë privuar
nga liria personin D.Q. (50) nga Bërvenica për arsye se
gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur dhe konfiskuar
kokainë. Ai ëshë mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës
dhe pas zbardhjes dhe dokumentimin e plotë të çështjes
kundër tij do të përgatitet parashtresë përkatëse.
……
Mbrëmë (24-nëntor) dyzet minuta pas mesnatës,
efektivët e policisë të SPB Tetovë-DPB Gostivar, kanë
privuar nga liria 51-vjeçarin B.A. nga Gostivari. Më herët
ai ishte raportuar nga partnerja jashtmartesore i tij 36-
vjeçare se ai e kishte sulmuar atë fizikisht në
apartamentin e saj në Gostivar. Ai është mbajtë në
Stacionin Policor të Gostivarit dhe pasi të dokumentohet
rasti kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse.
……
Dje (23-nëntor) rreth orës 22:50 në Banjicë të
Poshtme të Gostivarit, efektivët e policisë të SPB
Tetovë-Departamentit të pubëve të brendshme Gostivar,
kanë arrestuar 29-vjeçar Gj.Ç. nga Gostivari. Gjatë
kontrollit të kryer ndaj tij dhe në automjetin “audi” me
targa regjistrimi të sllovakisë të cilën Gj.Ç. edrejtonte
është gjetë dhe konfiskuar marihuanë. Ai është mbajtë
në Stacionin Policor të Gostivarit për zbardhjen dhe
dokumentimin e çështjes.
……
Dje (24-nëntor) rreth orës 22.00, efektivët e
policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 23-vjeçarin
S.D nga Tetova, i cili më parë ishte raportuar nga gruaja
e tij 19-vjeçare se ai e kishte sulmuar fizikisht atë, por
gjithashtu muajin e kaluar ai ishte përpjekuar që të
kryente një sulm seksual ndaj motrës së saj të vogël.
S.D. është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës dhe
pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit kundër
tij do të përgatiten parashtresë e parashikuar me ligj.
……
Dyzet e tre vjeçari B.S. nga Kamnjani i Tetovës,
dje (24-nëntor) në orën 20:30 në SPB-Tetovë ka
raportuar se më datë 21 këtij muaji rreth mesditës, në
daljen e shkollës, djali i tij i mitur ishte sulmuar fizikisht
nga disa të mitur të tjerë. Sipas raportit, një nga
sulmuesit në dorë kishte mbajtur një mjet të mprehtë.
Janë ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin
e rastit.
…….
Pesëdhjetë e tre vjeçari E.P. nga Tetova, dje (23-
nëntor) në orën 18:30 në SPB-Tetovë ka raportuar se në
rrugën “Nikolla Parapunov” në Gostivar, ku punonte si
shofer taksie ishte duke pritur pasagjer, është sulmuar
fizikisht nga një person. Çështja është duke u pastruar
dhe dokumentuar.
…….
SPB Tetove