Forca e një njeriu, e Arbën Xhaferit, i cili nuk jeton më, por i cili pati vizionin që të kërkojë që Dita e Alfabetit, 22 nëntori, të jetë një ditë e njohur si festë kombëtare, tha Edi Rama duke e rikujtuar figurën dhe idenë e madhe të veprimtarit në Maqedoninë e Veriut, Arbën Xhaferi, shkruan TV21. Rama tha se ka ardhur koha që Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, të jetë festë kombëtare në të gjithë trevat ku flitet shqip. Në edicionin e tretë të Samitit të Diasporës në Tiranë, ai duke iu drejtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ky mesazh duhet të përcillet te kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.“Tani është dita, që Dita e Alfabetit, dita e gjuhës që na bashkon të gjithëve, që është thesari dhe bekimi ynë më i madh, të jetë një ditë feste kombëtare edhe në Shqipëri dhe patjetër unë besoj që edhe presidentja e Kosovës t’ia japë këtë sugjerim kryeministrit të vet. Unë e dëgjoj presidentin për veten time”, theksoi Rama.