0.5 C
Tetovo
E hënë, 23 Dhjetor, 2024
BallinaLajmePribe me mesazhe të drejtpërdrejta, “gjykatat janë të kapura, politikanët të mos...

Pribe me mesazhe të drejtpërdrejta, “gjykatat janë të kapura, politikanët të mos ndikojnë në vendimet gjyqësore”

Eksperti i drejtësisë nga Komisioni Evropian Rejnhard Pribe thotë se gjykatat në vend po përballen me probleme të shumta. Ai personalisht ka marrë pjesë në Gjykatën në Shkup dhe ka konstatuar se gjykatat po punojnë në mungesë të materialeve. Ai ka ka shtuar se për sundimin e së drejtës Maqedonia ka nevojë për politikanë të pavarur të  cilët do të bjënë reforma adekuate.

“Sistemi juridik i vendit është i vendosur që gjyqësori të jetë i pavarur kur ka disa ngjarje negative, të jetë urë mes politikës dhe sistemit juridik. Në lidhje me cilësinë e gjykatësve keni akademi shumë të mirë gjë që vendet tjera nuk e kanë. Gjyqësori në vendin tuaj dhe vendet e rajonit, puna në kushte shumë të rënda materiale, unë vetë isha prezent në gjykata dhe përballen me probleme të shumta por përpiqen që ta përfundojnë punën me sukses”, deklaroi Rejnhard Pribe, ekspert i drejtësisë nga KE.

Pribe këtë e deklaroi në konferencën ndërkombëtare shkencore “Sundimi i mirë dhe sundimi i së drejtës nga perspektiva e integrimit në BE”. Zëvëndës-kyreministri Bujar Osmani tha se Maqedonia ka dëgjuar kritikat e Pribes dhe ka përmirësuar gjendjen.

“Unë mendoj se me atë që kemi bërë mund të bëjmë dallim për artë se ku ishim para 3 viteve dhe ku jemi sot dhe me plot meritë mund të konstatoj se më 15 teto Maqedonia e Veriut do të marrë datë për fillimin e bisedimeve për Bashkimin Evropian”, u shpreh Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.

Profesori dhe rektori i UEJL-së Abdylmenaf Bexheti tha se të gjithë mangësitë i kemi parasysh ndërsa mbetet që të përmirësohen në praktikë.

“Diagnoza është 20 vite e konstatuar, na duhet terapia po shprehem kështu me shprehje mjekësore. Dhe kjo terapi është një pjesë e debatit të sotëm”, tha Abdylmenaf Bexheti, profesor universitar.

Raporti i parë nga Pribe ishte në vitin 2015, ndërsa i dyti në vitin 2017.. Në të dy raportet është konstatuar se Maqedonia e Veriut është shtet i kapur nga politikanët e korruptuar dhe kriminalizuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments