Paga minimale e Britanisë do të rritet me 9.8% ose 11.44 paund (14.26 dollarë) në orë nga prilli 2024, duke e bërë atë një nga më të lartat si pjesë e fitimeve mesatare të çdo ekonomie të përparuar.
Lajmin e bëri të ditur, Ministri i Financave Jeremy Hunt, i cili e kishte premtuar më parë.
Paga minimale, e njohur zyrtarisht si Paga Kombëtare e Jetesës, aktualisht është 10,42 paund në orë për punëtorët mbi 23 vjeç.
Por ministri i Jashtëm, Jeremy Hunt ka vendosur që norma do të zbatohet gjithashtu për 21 dhe 22-vjeçarët.
Kjo do të thotë që një punëtor me kohë të plotë do të ketë një rritje prej 1800 paund në vit.
Rritja e madhe e pagës minimale vjen pasi Banka e Anglisë paralajmëron se ritmi aktual i rritjes së pagave në ekonominë e gjerë – i cili arriti rreth 8% në fillim të këtij viti – do ta bënte të vështirë kthimin e inflacionit në objektivin e tij prej 2%.