6 C
Tetovo
E premte, 29 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMinistri grek takim me Fredi Belerin në qeli

Ministri grek takim me Fredi Belerin në qeli

Stavros Papastavru: Lirimi i tij, shenjë e fqinjësisë së mirë

Teksa prej 7 muajsh ndodhet në qeli, kandidati fitues i bashkisë së Himarës Fredi Beleri, vijon të presë vizita nga zyrtarë të lartë grek, së fundmi nga ministri i Shtetit Stavros Papastavru. Pas takimit, ministri grek e konsideroi një situatë të rrezikshme qëndrimin në burg të Belerit, edhe pas fitores në 14 Maj.

Jemi këtu në mbështetje të Fredi Belerit sepse situata është shumë e rrezikshme. Ai ka 7 muaj që mbahet në burg dhe po i mohohet e drejta e tij për tu betuar. Eshte i vetmi kryebashkiak në Europë që është zgjedhur nga qytetarët dhe nuk lejohet të betohet.”

Stavros Papastavru u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të lirojnë Belerin, jo vetëm si një e drejtë që i takon, por dhe si një shenjë të fqinjësisë së mirë.

“Ne i bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare që të lejojnë betimin e tij si shprehje e të drejtës univesale të të drejtave të njeriut dhe nga ana tjetër lejimi i tij për tu betuar do të ishte shprehje e vullnetit të fqinjësisë së mire.”

Prej muajsh, Athina zyrtare ka kërkuar që Beleri të lejohet të bëjë betimin, ndërsa ky konflikt ka përkeqësuar marrëdhëniet mes dy qeverive.

Greqia ka paralajmëruar për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE për shkak të kësaj çështjeje.

Klan News

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments