8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV, të punësuarit te Avokatit të Popullit në protestë, të pakënaqur me...

RMV, të punësuarit te Avokatit të Popullit në protestë, të pakënaqur me pagat dhe statusin që kanë si zyrtarë

Punonjësit e Avokatit të Popullit sot nisën një protestë paqësore në të cilën shprehën revoltën e tyre për statusin që kanë si nëpunës administrativ. Mirëpo, punonjësit kanë bërë të ditur se edhe në këtë periudhë sa zgjat protesta, qytetarët do të mund të reagojnë ndaj parregullsive dhe shkeljeve të të drejtave që u ndodhin çdo ditë nga subjektet e sektorit publik, transmeton Portalb.mk.

Punonjësit kërkuan që pagat t’u rriten pa vonesë, pasi siç thonë ata, të ardhurat mujore aktualisht janë shumë prapa pagave të organeve të tjerarregullatore të pavarura, por edhe të punonjësve të administratës në përgjithësi.

Këshilltari shtetëror i Avokatit të Popullit dhe kryetari i organizatës sindikale në AP, Marjan Ponjaviq, në protestën e sotme tha se çdo institucion i Avokatit të Popullit në botë, përfshirë edhe Avokatin e Popullit në vendin tonë, duhet të jetë i pavarur, plotësisht i ndarë nga institucionet ndaj të cilit ndërmerr veprime për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve, gjë që nuk është rasti këtu.

Sipas tij, nevojitet një zgjidhje e re ligjore, me të cilën punonjësit e Avokatit të Popullit nuk do të jenë në mesin e punëtorëve që mbulon Ligji për zyrtarët administrativë, por do të jenë të pavarur.

“Për punësim në Avokatin e Popullit dhe për plotësimin e vendeve të lira nuk do të kërkohet pëlqimi nga Ministria e Financave. Theksojmë se është e nevojshme të sigurohen mjete të posaçme me buxhetin që do të financojë punën e Avokatit të Popullit dhe të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm, aktivitete të cilat me vite janë financuar herë pas here nga projekte të financuara nga partnerë të huaj”, shtoi Ponjeviq.

Punonjësit e Avokatit të Popullit dhe si organ i Republikës i themeluar me Kushtetutë dhe ligj, publikisht u bënë thirrje Kuvendit dhe deputetëve që menjëherë të zbatojnë procedurën për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Avokatin e Popullit duke përfshirë çështjet e lartpërmendura.

“Vëmë re se në përputhje me kompetencat tona, punonjësit e Avokatit të Popullit punojnë çdo ditë me të dhënat personale të qytetarëve, me të dhëna të klasifikuara, kanë kontakte të drejtpërdrejta me të gjitha kategoritë e qytetarëve, veçanërisht me grupet më të rrezikuara, kryejnë inspektime në institucione dhe objekte të të gjitha llojet, që sigurisht është shkak që ata të marrin një rritje të caktuar pagash, të cilën e gëzojnë disa subjekte në shtet që nuk kanë as kompetenca të ngjashme”, shtoi kryetari i Organizatës sindikale të Avokatit të Popullit.

Për pakënaqësi të ngjashme kohëve të fundit kanë protestuar edhe punonjës të institucioneve të tjera.

Punonjësit e prokurorive shprehen të pakënaqur me të ardhurat mujore dhe kërkojnë rritje 78 për qind të pagave dhe kthimin e 35 për qind të shtesave në paga.

Më 3 shtator, në një mbledhje, qeveria mori vendim që në shtatë ditët e ardhshme të formohet një grup pune, i cili do të punojë për gjetjen e një zgjidhjeje në lidhje me kërkesat dhe situatat e parashtruara nga gjykata, prokuroria publike dhe punonjësit e organet e administratës shtetërore.

Ky vendim është propozim i Ministrisë së Drejtësisë, pasi ministri Krenar Lloga në bisedime me Sindikatat e SPAAGjSh-it janë pajtuar që të gjendet një zgjidhje e përbashkët, në mënyrë që të mos pengohet procesi i zhvendosjes së lëndëve në gjykata dhe prokurori publike.

Megjithatë asgjë deri më tani nuk ka dalë në dritë nga ky grup pune.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments