Në seancën e tensionuar të sotme në Kuvend, deputeti nga radhët e BDI-së, Arben Ziberi ka tentuar të sulmojë deputetin e majtë Borisllav Kërmov, por në mes tyre është futur kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Nga partia “E Majtë” thonë se nuk i tremben BDI-së.
“Ne po u themi banditëve të amnistuar të BDI-së se koha e frikësimit të popullit maqedonas ka mbaruar dhe se pasardhësit e tyre OBRM-PDUKM dhe LSD kanë kohë që janë delegjitimuar në sytë e popullit maqedonas. Po vijnë kohë të reja dhe në Kuvendin e Maqedonisë do të shkruhet histori e re”, thonë nga “E Majta”.
E gjithë kësaj i parapriu një incident në Kuvend, kur Krmov filloi të kërkojë ndërprerjen e seancës. Ai theu kompjuterin, grisi mikrofonët dhe së bashku me Dimitar Apasiev i hodhi amendamente nënkryetarit të Kuvendit, Goran Misovski, i cili e drejtonte seancën. Arsyeja ishte se nuk u pranuan amendamentet e tyre për ndryshimin e Rregullores së Punës.