3.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Janar, 2025
BallinaLajmeMazhoranca voton në parim buxhetin, Berisha: Flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese

Mazhoranca voton në parim buxhetin, Berisha: Flakadanët dogjën procedurën antikushtetuese

Mazhoranca ka votuar me 83 vota pro në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2024. Ndonëse ishte parashikuar të ishte një seancë maratonë, siç zakonisht ndodh kur miratohet buxheti, Nikolla vendosi përfundimin e seancës, pas kaosit të krijuar nga demokratët. Këta të fundit ndezën tymuese dhe nuk lejuan diskutimet për rendin e ditën.

Në këtë situatë, kryetarja e Kuvendit vendosi të kalojë me procedurë rekord votimin në parim për projektbuxhetin e vitit 2024.

Në seancën parlamentare ishte i pranishëm edhe kryeministri Rama, i cili u largua menjëherë pasi procedurës së votimit. Në një moment, deputetët e opozitës tentuan të godasin Ramën, por ndërhyrja e një gardisti shmangu incidentit.

Nga ana tjetër, pas përfundimit të seancës, ish-kryeministri Berisha deklaroi se flakdanët dogjën procedurën antikushtetuese të votimit të projektbuxhetit.

“Ju e patë vetë skenën më të shëmtuar në historinë 32-vjeçare të parlamentit. Ju e patë vetë se si banorët e fermës së Edi Ramës, lexo Xhorxh Oruellit, kaluan brenda 5 minutash, aktin themelor të vitit, buxhetin e shtetit. E kaluan në mënyrë antikushtetuese, antiligjore, sepse ky buxhet erdhi këtu jo mbi bazën e procedurave që përcakton Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit, por erdhi si një proces klandestin, i zhvilluar në mejhane me ahengje dhe në mënyrë të paparë. Kështu siç nisi, ne erdhëm këtu për të bllokuar procesin, në mënyrë që buxheti, akt themelor i vitit në parlament, të merrte të gjithë dimensionet që i takonin, por ata e kaluan atë brenda 7 minutash, në frikë dhe tmerr”, tha ai.

Ish-kryeministri u shpreh se opozita është e vendosur të vijojë betejën e saj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments