Ministria e Drejtësisë njofton se nga 20 nismat që i janë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa rregulloreve të publikuara në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve.
“Në lidhje me 20 nismat që i janë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa rregulloreve të publikuara në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve për të cilat nga ana e gjykatës “është vlerësuar se me publikimin e së njëjtës, pa mëdyshje rezulton se është tejkaluar afati kushtetues për publikim i parashikuar në nenin 52 të Kushtetutës, përkatësisht gjykata ka vlerësuar se rregulloret e kontestuar nuk janë në përputhje me nenin 51 dhe nenin 52 të Kushtetutës”.Gjykata Kushtetuese ka miratuar edhe vendime për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së 8 rregulloreve për të cilat janë paraqitur iniciativa dhe në të cilat gjykata ka gjykuar se “është tejkaluar afati i përcaktuar me Kushtetutë prej shtatë ditësh për publikim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka shtrohet çështja e kushtetutshmërisë së këtyre rregulloreve, përkatësisht përputhshmërisë së tyre me nenin 52 të Kushtetutës”, thuhet në njoftim.