6.2 C
Tetovo
E martë, 25 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAli Ahmeti: E duan apo jo, nuk duhet të ketë kufij mes...

Ali Ahmeti: E duan apo jo, nuk duhet të ketë kufij mes Maqedonisë dhe Shqipërisë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti po qëndron sonte në Kumanovë.

Ka folur për angazhimin e partisë së integristëve për siç thotë, kthimin e dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.

Mes të tjerash, tha se dominimi i Kumanovës nga Shqiptarët, i Çairit, i Kërçovës, dhe kthimi i të drejtave të shqiptarëve në Prilep, është si rezultat i zgjedhjes së arritjes së Marrëveshjes së Ohrit.

“Ne zgjodhëm rrugën më të vështirë, marrëveshjen paqësore”, tha mes tjerash Ahmeti.

Më tej Ahmeti tha:

“Ne jemi shqiptarë, ne padrejtësisht na kanë ndarë. Këtë e kam thënë publikisht. Kur jemi organizuar, jemi organizuar për t’u bashkuar, por në vitet e ’90 padrejtësisht na kanë ndarë”.

Ai shtoi se “duan apo nuk duan të tjerët”, kufij mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Kosovës nuk duhet të ketë.

“Kufij shqiptaro – shqiptaro nuk duhet të ketë. Siç nuk ka në Gjermani, nuk duhet të ketë as me Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe as mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe Maqedonisë”, tha Ahmeti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments