12.3 C
Tetovo
E shtunë, 19 Tetor, 2024
BallinaLajmeZëdhënësi i BE-së Peter Stano: Drafti për Bashkësinë e Komunave Serbe nuk...

Zëdhënësi i BE-së Peter Stano: Drafti për Bashkësinë e Komunave Serbe nuk është publik

Pas publikimit në disa media të Kosovës të një dokumenti që përmbante draftin e plotë të statutit të Bashkësisë (Asociacionit) së Komunave Serbe, Bashkimi Europian ka mohuar se dokumenti është bërë publik.

Në një qëndrim dhënë për Euronews Albania, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano deklaroi se, “Sa i takon draft statutit të Bashkësisë së Komunave Serbe, mund vetëm t’ju rikujtoj se është prezantuar një propozim europian i balancuar për krijimin e kësaj Bashkësie për palët e përfshira nga i dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vitizës së tij në rajon në fund të tetorit, propozim që u diskutua me të dyja palët gjatë takimit të udhëheqësve të Këshillit Europian muajin e kaluar.”

Miroslav Lajçak udhëhoqi një grup emisarësh perëndimorë në një vizitë në Prishtinë dhe Beograd më 21 tetor, duke i prezantuar Kosovës dhe Serbisë një draft statut për Bashkësinë. Megjithatë, përmbajtja e detajuar e këtij statuti nuk është bërë publike deri më tani.

Kryeministri Albin Kurti shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar dhe nënshkruar draft statutin për krijimin e Bashkësisë. Ndryshe, presidenti serb Vuçiç ka përsëritur qëndrimin e tij se nuk do të pranojë asnjë dokument që përfshin njohjen de facto të Kosovës.

Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës së Kosovës, Burim Ramadani, publikoi gjatë fundjavës atë që cilësoi një draft të plotë të Bashkimit Europian për Bashkësinë, në versionin origjinal dhe të përkthyer në shqip.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments