Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris. Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti tha se…
Kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, është takuar me Ndihmës-sekretarin amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien, gjatë qëndrimit në Paris.
Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti tha se O’Brien ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për Kosovën.
“Diskutuam për progresin e shpejt ekonomik dhe demokratik të Kosovës, i njohur nga organizata ndërkombëtare. Përsërita angazhimin tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO si objektivat tona kryesore strategjike”, ka shkruar Kurti.
Pleased to meet w/ U.S. Asst Secretary of State O'Brien, who confirmed 🇺🇲's ongoing support of 🇽🇰. We discussed Kosova's rapid economic & democratic progress—widely recognized by int'l orgs—and I reiterated our commitment to EU & NATO membership as our chief strategic objectives. pic.twitter.com/0uxzRcTRK0
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2023