12.6 C
Tetovo
E martë, 22 Prill, 2025
BallinaLajmeIncident me armë në Çair, dy të plagosur rëndë

Incident me armë në Çair, dy të plagosur rëndë

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë vonë në Çair, ku dy persona kanë ngelur të plagosur rëndë me armë zjarri.

Nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “Shën Naum Ohri” është raportuar se në repartin e tyre janë sjellë me plagë të rëndëa dy personat me inicialet O.O. (25) dhe O.E. (29), nga Shkupi.

Incidenti është konfirmuar edhe nga policia në Shkup. “Policët kanë dalë në vendngjarje dhe pas intervistimit zyrtar janë konstatuar se dy personat pronarë të një lokali hotelier në zonën e Çairit janë plagosur nga E.J. dhe E.N, që kanë qëlluar me armë në drejtim të viktimave të plagosur”, njofton MPB, duke shtuar. se janë ndërmarrë masa për zbardhjen e plotë të rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments